Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar me hakmarrje ndaj planit të propozuar të SHBA-ve për bllokimin e porteve të saj, duke i cilësuar kërcënimet si të paligjshme dhe “akt piraterie”.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRIB, Teherani thotë se do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit edhe pas përfundimit të luftës, dhe se anijet e lidhura me armikun nuk kanë të drejtë të kalojnë në ujërat e tij territoriale.

Në një paralajmërim drejtuar vendeve të tjera të Gjirit, ushtria iraniane deklaron se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë ose për askënd”, dhe se nëse portet iraniane shënjestrohen nga SHBA-të, “asnjë port në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.


Lajmi kryesor:

Trump sulmon Papa Leone XIV: I dobët e i tmerrshëm! Replikon Ati i Shenjtë: S'kam frikë, do të vazhdoj të kundërshtoj luftën! Sot pasdite nis bllokada e SHBA-ve në Hormuz