Dhuna e paprecedentë e militantëve të Berishës ka lënë të dëmtuar dhe fotoreporteri i LSA Malton Dibra.
Fotoreporteri ka përfunduar në spital me lëndime ne pjesën e duarve si pasojë e sulmit me molotovë kundrejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut.
Malton Dibra është lënduar pasi një prej molotovëve të hedhur nga protestuesit është përplasur me pemën dhe më pas i ka rënë atij në duar.
Lajmi kryesor:
Demonstruesit e Berishës përdorin gurë kundër policëve dhe gazetarëve, ja video e momentit kur goditet kamera e Report Tv (VIDEO)












