Më pas ministri i Brendshëm Tahiri, tha se pavarësisht se ky është një moment i vështirë për të dhe familjen e tij, ai nuk tërhiqet nga lufta me bandat.
Reagoi menjëherë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili akuzoi qeverinë se erdhi në pushtet përmes krimit dhe se këto ngjarje ndodhën sipas tij, ngaqë “krimi sot kërkon shpërblimin se ju ka sjellë në pushtet”. Në të njëjtën linjë edhe ish-kryeministri Berisha tha se aktet terroriste në Tiranë, dy prej të cilave kundër familjes të ministrit Tahiri, janë paralajmërim i botës së krimit ndaj qeverisë për t’i thënë se ka kaluar vijën e kuqe. “Atëherë çfarë ishte tritoli në zarf? Tritoli ishte pikërisht me mesazhin se “guxuat të na prekni ku na keni dhënë garanci”, u shpreh Berisha.
19:30 Blushi-opozitës: Dënojeni krimin pastaj merruni me Saimir Tahirin
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se nuk është i sulmuar vetëm ministri Tahiri por secili prej nesh. Në fjalën e tij, Blushi u kërkoi deputetëve të opozitës që të tregojnë solidaritet për atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit. “Kjo është hera e dytë që sulmohet familja e Tahirit. Shënjestra e këtyre sulmeve ishte gati nga qeveria e kaluar, që arrestoi babin e ministrit Tahiri se nuk kishte paguar taksa. Por jo, e arrestoi se ishte babi i një kundërshtari politik. Krimi mori borxh nga opozita e sotme dhe qeveria e djeshme, shënjestrën. Me dashje apo pa dashje qeveria e djeshme i ka përgatitur krimit metodën hakmarrëse”, deklaroi deputetit socialist. Blushi u kërkoi deputetëve të opozitës solidarizim pasi sipas tij, mafia nuk sulmoi vetëm Saimir Tahirin por edhe Shqipërinë.
”Për çfarë është sulmuar Saimir Tahiri? Për luftën që po bën dhe për vendosmërinë që ka treguar për detyrën që mban. Saimiri Tahiri u sulmua si Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë. Mafia na ka sulmuar të gjithëve ne me këtë akt. Tahiri nuk është vetëm ministër i Brendshëm, por është njëri prej nesh në këtë sallë. Ndaj secili prej nesh duhet të ndihet i kërcënuar.Dënojeni krimin pastaj merruni me Saimir Tahirin personalisht”, përfundoi Ben Blushi.
16:30 Ristani: Pika që s'ju bie që ktahasoheni me Falcone-en
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku shpërthyen dy lëndë eksplozivi, tha se, “gjendja e sigurisë dhe rendit në vend është e dobët dhe e kërcënuar nga ngjarje të tilla”.
“Shqipëria po mbytet në kokainë dhe kokaina sjell gjak”, u shpreh Ristani, duke akuzuar pozitën, se nuk duhet të përzihet me krimin. Opozita është në detyrën e saj, me një eksperincë më të madhe dhe për t’ju paralajmëruar për këto ngjarje, ndaj mos ju sulni opozitës”, tha Ristani. Sigurisht, vijoi gjatë fjalës së tij, ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi në krah të familjes së ministrit Tahiri, por duhet të analizojmë pse jemi në këtë situatë.
Sipas Ristanit, heshtja e opozitës nuk e zgjidh situaten, e cila nuk duhet të krahasohet me rastin “Falcone” , tha ai, ndërsa theksoi se, Policia e Shtetit nuk duhet të ishte përfshirë në reformat e shkurtimeve.Duke u ndalur në siuatën e përmbytjeve që përfshiu ditë më parë disa zona të vendit, Ristani tha se, qeveria duhet të shpallte situatën emergjencës civile, bazur kjo në ligjin për emergjencën, pasi vetëm kështu sipas tij, do të mund të përballohej situata që u krijua në jug të vendit.Ristani kërkoi, që qeveria të marrë parasysh kërkesat e banorëve në qytetin e Vlorës, për t’i kompensuar ata sipas tregut dhe për t’i legalizuar, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i rrugës “Trans- Ballkanike”