Ndryshimet në buxhetin 2017, të cilat në pjesën e dërrmuese të tyre i dedikohen gjetjes së fondeve për importin e energjisë dhe shuarjes së zjarreve, kanë synuar në tetë ndërhyrje gjithësej në zërat e të ardhurave dhe shpenzimeve. Sipas relacionit të Ministrisë së Financave, rialokime brenda zërave te shpenzimeve te buxhetit janë bërë përkatësisht për:
1- Rritjen e huamarrjes neto nga sektori energjetik me 3 miliardë lekë, për të mundësuar përmbushjen e nevojës për energji elektrike deri në fund të 2017. Situata e pritshme hidrike e parashikuar për vitin 2017 nuk do të jetë në nivelet e parashikuara nga KESH. Si rezultat prodhimi i shoqërisë KESH do të jetë në nivele më të ulta se sa parashikimi. Ky devijim nga parashikimi do të sjellë që OSHEE për të plotësuar nevojat për furnizim me energji, të sigurojë pjesën e nevojshme në tregun e lirë. Nisur nga nga situata financiare e shoqërisë, lind nevoja imediate për mbështetje të saj, për të garantuar shërbimin e domosdoshëm për qytetarët.
2-Rialokimin e shpenzimeve kapitale, nga projektet me ecuri te ngadalte tek ato me ecuri te larte. Gjithashtu është propozuar kalimi i një fondi në masën 1 miliard lekë si kontigjencë tek projektet e investimeve publike (me financim të brendshëm apo me financim të huaj), bazuar në performancën e tyre për periudhën e mbetur të vitit. Ky fond propozohet të përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.
3-Rritjen e zërit “shpenzime personeli” me 300 milionë lekë, si pasojë e akomodimit të politikës së rritjes së pagave dhe ndryshimeve strukturore të disa institucioneve.
4-Reduktimin e shpenzimeve të interesave me 4.1 miliardë lekë, si rezultat i menaxhimit efektiv te borxhit publik.
5-Rritjen e shpenzimeve korrente me 200 milionë lekë për të përballuar kryesisht shpenzime të lidhura me përfaqësimin e Shqipërisë në çështjet e arbitrazhit të Gjykatave ndërkombëtare, për të evituar krijimin e detyrimeve të prapambetura, shpenzimet të lidhura me emergjencat civile, nisur dhe nga situata aktuale problematike e lidhur me temperaturat e larta dhe zjarret në masive pyjore të vendit.
5-Reduktimin e shpenzimeve për fondin e sigurimeve shoqërore të ISSH-së në masën 600 milionë lekë, duke u bazuar në realizimin faktit të 6-mujorit të parë të vitit 2017.
6-Reduktimin me 200 milionë lekë të pagesë së papunësisë, nisur nga niveli i ulët i realizimit në 6 mujorin e parë.
7-Shtimin me 1.2 miliardë lekë të Fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar realizimin faktik tij në fund të 6-mujorit, si pasojë e përdorimit të tij për arsye të paparashikuara që kanë karakterizuar gjysmën e parë të këtij viti dhe pritshmëritë e përdorimit të tij për në gjysmën e dytë të vitit. Fondi prej 1 miliardë leke parashikohet te përdoret vetëm për emergjencat qe lidhen me faktorë natyrore.
8-Shtimin me 500 milionë lekë të fondit të shpronësimeve, që është një nga elementët më të rëndësishëm në progresin e projekteve të infrastrukturës publike.
Inspektoriati Teknik u vendos 80 mijë euro gjoba subjekteve
Gjatë muajit korrik, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 50 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike.
Vlera e gjobave varion nga 50 mijë deri në 1 milion lekë, sipas të shkeljeve të konstatuara, ndërkohë që për disa subjekte është ndaluar ushtrimi i aktivitetit, pasi këta të fundit nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.
Ndër subjektet e gjobitura, përveç pikave të karburantit, ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave të vëna kap shifrën e 10.7 milionë lekëve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com