Recesioni ekonomik poshtë pritshmërive të institucioneve vendase dhe të huaja, rritja e të ardhurave në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe vaksinimi, duket se kanë rritur optimizmin e qeverisë për ecurinë ekonomike të këtij viti. Brenda 4 muajsh buxheti i shtetit për vitin 2021, është ndryshuar tre herë, dhe në çdo rishikim është bërë më shumë optimist.
Nga buxheti fillestar i miratuar në dhjetor të 2020, deri më tani objektivat për të ardhurat janë shtuar me 44.1 milionë euro. Konkretisht nga 484.1 miliardë lekë që ishte fillestari ka arritur në 489,526 miliardë lekë.
Me rishikimin e parë që u bë në muajin shkurt të ardhurat u rritën me 3.4 miliardë lekësh për të financuar, dhe burimi kryesor nga do të mblidheshin këto para ishin nga të ardhurat nga TVSH-ja.
E njëjta situatë është edhe me rishikimin e fundit ku janë rritur pritshmëritë për më shumë para nga tatimi mbi fitimin me 600 milionë lekë, akciza me 400 milionë lekë, tatimi mbi pagën 200 milionë lekë, nga fondet speciale pritet të mblidhen 800 milionë lekë më shumë, se parashikimi fillestar.
Praktikisht me këto ndryshime të bëra Ministria e Financave pret të rritet punësimi, të përmirësohet tregtia si dhe të rikuperohet aktiviteti i bizneseve.
Nga ana tjetër edhe shpenzimet janë rritur edhe shpenzimet me 44.1 milionë euro nga buxheti fillestar, me synim realizimi i investimeve të listuara si prioritare si dhe për të financuar pasojat e pandemisë COVID-19.
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
VKM/ Qeveria i kalon në pronësi ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, KAYO
6 Mars, 16:34
-
Mbyllja e TikTok, zbardhet vendimi: Zgjat deri kur kompania të vendosë filtra, të shmangen përmbajtjet e dhunës apo bullizmi
6 Mars, 16:26
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, ndalimi nis pas 1 jave! Rama: Do vendosim filtra për sigurinë e fëmijëve, kompania së shpejti në Shqipëri me planin e masave (VIDEO)
6 Mars, 12:31
-
Report Tv e denoncoi, qeveria zhbën ‘VKM Balluku’, ku merrte lejet e ndërtimit për gjithë Tiranën! Vendimi i ri: Miratim vetëm për ndërtesat që pengojnë fluturimet! Rikthehen kompetencat e bashkive
19 Shkurt, 14:25
-
Miratohet hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës
19 Shkurt, 14:16
-
Qeveria shkarkon nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit, Ali Mysliun! Emërohet ish-zv. ministri Ilir Bejtja
19 Shkurt, 13:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda
12 Shkurt, 19:53
-
VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore 'Databazës së treguesve të statistikave zyrtare'
5 Shkurt, 17:03
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44