Akti Normativ me masat për kursim energjie shkon në Kuvend: Fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë, mos kaloni temperaturën e kondicionerit

Akti Normativ me masat për kursim energjie shkon në Kuvend: Fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë, mos kaloni temperaturën e kondicionerit

Foto ilustruese

Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve. Këto dhe shumë masa të tjera drastike parashikohen në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Akti Normativ është depozituar sot në Kuvend ndërkohë që parashikohet marrja e një sërë masash për nga institucionet publike. Institucioneve publike iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Qeveria ka vendosur që të gjithë institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahasim me 1 vit më parë. Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, drejtuesit do të gjobiten me 50 mijë lekë. Kjo është masa që ka marrë qeveria për kursimin e energjisë elektrike në një kohë që e gjithë bota përballet me krizë energjetike.

Masa administrative do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit të institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse, në rast të mosarritjes së përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprerjen e ndriçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.

Akti Normativ nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndërkohe që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, në varësi të situatës të miratojë masa të detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë.

Në relacionin shoqëruar të Aktit Normativ që është paraqitur në Kuvend thuhet se në politikat kombëtare për përdorimin efecient të energjisë përcaktohen nga drejtimet për arritjen e objektivave kryesore kombëtare, mekanizmat, incentivat dhe financimet, për përmirësimin e efeciencës së energjisë në vend.

Sipas relacionit Akti Normativ "Për marrjen e masave te veçanta gjate kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike" vjen në një moment mjaft kritik për sa i përket ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun e energjisë. Kujtojmë se Akti Normativ me fuqinë e ligjit është miratuar më 5 tetor të këtij viti nga Qeveria dhe ka hyrë në fuqi menjëherë ndërkohë që sipas Kushtetutës duhet të miratohet brenda 45 ditëve nga Kuvendi.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Aktin normativ

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacionin

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neda: 20/10/2022 09:42

    Po Bashkia te Rruga e Durresit qe I l e dritat gjithe naten ndezur, a mban pergjegjesi?

    Përgjigju
  • Alb: 20/10/2022 01:22

    Po ne luft eshte ukraina apo gjith bota se spo kuptojm duket si e organizuar gjith kjo si puna vaksinave do ket ndonje shperndares te vetem energjie

    Përgjigju
  • Koli: 19/10/2022 21:59

    Po per dritat e rrugeve qe bashkite i lene ndezur edhe gjate diteve me diell apo do gjobitet roja deres apo per dritat e autostradave qe rrine ndezur diten aty ku nuk jane djegur apo nuk jane vjedhur kabllot. Hallall lali tani do bejne qejf hajdutet neper qytete se ne fshatra po e po ka kohe.

    Përgjigju
  • Babi: 19/10/2022 20:56

    Dmth po ja futim Rusit do fillojme me pishtar nese gjejme dru ta ndezim edhe ate , po si mendojne keta zoterinjte ta zgjidhin kete situate mbas 6 muajsh ose me teper ? Te kemi shendoshe Biden dhe zelensky pa vk ne bejme dhe pa drita dhe ngrohje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela