Aktivistë të PD fshijnë parrullat
e PPSH-së në Kudhës të Himarës

Aktivistë të PD fshijnë parrullat<br />e PPSH-së në Kudhës të Himarës
Një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike të Vlorës janë gjendur ditën e sotme ne fshatin Kudhës në Himarë.
 
Në shenjë proteste ata kanë fshirë mbishkrimet në një ndërtesë të këtij fshati, ku kujtohet lideri i asaj kohe dhe shkrime mbi Partinë e Punës së Shqipërisë.
 
Me bojë të bardhë këta të fundit kanë lyer fasadat e murit duke i fshirë ato.
 
Ndërsa në fjalë u rikonstruktua pak muaj më parë, bashkë me mbishkrimet, sipas një projekti rehabilitues të Bashkisë së Himarës për qendrën e fshatit Kudhës.

fshati kudhes
 
fshati kudhes

fshati kudhes

fshati kudhes

fshati kudhes

Kryetari PD Vlorë, Moisi Meminaj deklaroi se sot ne po mbulojmë me bojë një diktaturë të vdekur që Koço Kokëdhima dhe Edi Rama donin ta “Rilindnin”.
 
moisi meminaj

Grupi i demokratëve ishte pajisur me boje dhe furça dhe për pak minuta kanë mbuluar të gjitha parullat me bojë të bardhë në këtë fshat.
 
Fshati Kudhës në Himarë është edhe vendlindja e deputetit të PS, Koço Kokëdhima. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi