Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani
Aksion proteste në Aeroprtin e Shtugartit
Vetë organizata aktivistes e klimës, "Brezi i fundit" bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një "rezistencë paqësore", dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.
Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.
Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.
Së fundmi ka pasur disa protesta të "Brezit të fundit" në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Ata kërkojnë kthesën nga burimet fosile deri në vitin 2030./ DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë
12 Mars, 10:14
-
Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina
10 Mars, 19:04
-
Gjermani/ Grevat në Aeroporte paralizojnë vendin: Mbi 500,000 pasagjerë do të humbin udhëtimet e tyre
10 Mars, 11:45
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë
9 Mars, 14:36
-
Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD? Nga emigracioni te pensionet taksat për energjinë dhe reformat tatimore
9 Mars, 09:31
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
2 javë nga zgjedhjet në Gjermani, krerët e CDU-CSU dhe SPD e Scholz arrijnë marrëveshje
8 Mars, 17:34
-
8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani
8 Mars, 17:26
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Lista e dëmeve që po bie mbi 'famën' e Elon Musk/ Nga sherret me sekretarët, dështimi i Teslas, shpërthimi i Starship dhe rreziku i rënies së DOGE
8 Mars, 15:34
-
“Me çfarëdo çmimi qoftë”/ Investimet historike në Gjermani, si reagoi me shpejtësi Merz ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë, nxiti edhe Brukselin
7 Mars, 17:26