Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Andi Tepelena tha se Policia e Shtetit dhe SPAK duhet t’i bashkoheshin protestës së sotme para Kuvendit që kaloi në akte dhune e përplasje me efektivët. Ai tha se populli ka dalë për drejtësi dhe se distancohen nga dhuna e ushtruar sot ku disa efektivë mbetën të lënduar si pasojë e gurëve të hedhur në drejtim të tyre.

“Ne distancohemi nga çdo lloj dhune. Policia duhet të bashkohej me popullin shqiptar. këtë e kam edhe për SPAK-un. Boll është boll! Mjaft është mjaft! Populli ka dalë për drejtësi! S’ka dalë për të bërë dhunë ndaj institucioneve! Paguhen nga taksat e shqiptarëve!”, u shpreh Tepelena.


Lajmi kryesor:

Akte dhune/ Deputetët e PS 'rrethohen' në Kuvend, sulm me vezë! Protestuesit gurë efektivëve! 19 të arrestuar, 15 policë e 4 qytetarë të lënduar (VIDEO)