Ambasada Shqiptare në Slloveni ka zhvilluar një aktivitet në kuadër të promovimit të turizmit shqiptar për turistët sllovenë. Aktiviteti i organizuar nga Ambasada Shqiptare në Lubjanë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë është quajtur: ‘’Turizmi shqiptar për operatorët sllovenë’’.
Të pranishmit pasi kanë parë një film dokumentar për vendin tonë janë njohur me asetet e Shqipërisë përmes një prezantimi që ka trajtuar ecurinë e turizmit shqiptar ndër vite. Më tej janë trajtuar raportet e Shqipërisë me Slloveninë dhe arsyet së përse sllovenët duhet të intensifikojnë vizitat e tyre në Shqipëri.
Mbi bazë të pyetjeve interes i lartë u tregua për turizmin malor të Shqipërisë, ishullin e Sazanit, kapacitetin akomodues, turizmin rural , çështjen e sigurisë dhe mbi memorandumin e ndalimit të gjuetisë.
Si konkluzion u hodh ideja që vendi ynë të konsiderojë me prioritet për vitin e ardhshëm pjesëmarrjen në panairin e turizmit në Lubjanë si dhe më pas të organizohen veprimtari të njëjta në Tiranë me pjesëmarrjen edhe të agjensive dhe operatorëve turistik nga Sllovenia. Veprimtaritë që u kryen sot ishin shumë të frytshme, të suksesshme dhe shprehje jo vetëm e interesit, por edhe e nevojës për të rritur bashkëpunimin dy palëveë dhe shkëmbimet në fushën e turizmit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com