1 Konkursi “Bravo Bravissimo Shqipëria” për fëmijët nga mosha 6-12 vjeç do të mbahet më 14 dhjetor duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit në Qendrën Kulturore të Katedrales Othodhokse në Tiranë. Fëmijët do të garojnë në fusha të ndryshme, si kënga, kërcimi, si instrumentistë, akrobatë, gjimnastë, moderatorë, interpretues, aktorë etj.
2 “Tekno-Broni” është libri për fëmijë me autore Valbona Banka, që do të promovohet në librari “Valentini” në Tiranë më 14 dhjetor, në orën 11:00.
3 “Së prapthi” është shfaqja për fëmijë që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë më 14 dhe 15 dhjetor në orën 11:00.
4 Klinika në breg të detit” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit “Bylis” në Fier më 13 dhe 14 dhjetor në orën 18:00.
5 Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë vijon këtë të premte në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare në orën 17:15 me bashkëbisedim dhe lexime me autoren Margo Rejmer nga Polonia dhe në orën 18:30 në bashkëbisedim dhe lexime me autoren franceze Dominique Barberis. Ndërsa të shtunën më 14 dhjetor, aktivitetet do të mbahen në Qendrën e Artit “Agimi”.
Në orën 16:00 do të ketë bashkëbisedim me autorin kroat Miro Gavran dhe një performancë nga Luiza Xhuvani dhe Ilda Bejleri. Në orën 17:15 do të ketë bashkëbisedim dhe lexime me autorin italian Paolo Giordano, ndërsa në orën 19:00 koncert nga “Musica Nova” organizuar nga Instituti Italian i Kulturës.
6 Një eksperiencë unike muzikore me një seri DJ set B2B, ritme që ndërthuren mes artit, muzikës dhe atmosferës së një feste të madhe jashtë qytetit do të mbahet mbrëmjen e 14 dhjetorit në Kooperativën e Artit në Vaqarr në orën 22:00.
7 “Pasazhe” nga Klea Ruçi është ekspozita që do të çelet më 14 dhjetor në orën 19:00 në “Hotspot” në Tiranë.
8 “50…pa pak” është shfaqja stand-up komedi nga Edi Oga në Pallatin e Kulturës “Dede Ndue Lazri” në Lezhë më 14 dhjetor në orën 18:00.
9 “Micro-Folie dhe prindërit” është aktiviteti festiv që do të mbahet mbasditen e 14 dhjetorit në orën 17:00 në mjediset e Micro-Folie te Piramida.