1. Në kuadër të edicionit të 18-të të ‘Albania Dance Festivali’ shfaqet sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” baleti “I listen you see” me koreografi dhe efekt zanor nga Hamdi Dridi.
  2. Shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri filmi “Virgjëresha shqiptare”, me praninë e vetë regjisorit Bujar Alimani në kuadër të takimeve artistike të ciklit “Forumoteka”.
  3. Në 116-vjetorin e lindjes të Mitrush Kutelit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, mban sot në orën 18.00 pranë 15-katëshit një mbrëmje poetike me recitime, vlerësime e kujtime në nder të “Mjeshtrit të prozës shqipe”.
  4. Piktori Ardian Devolli ccel sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozitën e tij personale “Gjurmë”.
  5. Pret vizitorët deri në 10 tetor në COD në kryeministri ekspozita “Presioni i lirisë”, nga artisti dhe gazetari Ilir Pacco dhe e kuruar nga Albana Kozeli.
  6. Vijon e hapur deri në 9 dhjetor në galerinë ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.