Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Një nga legjendat më të njohura të folklorit shqiptar, sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30, Teatri i Kukullave shfaq premierën "Roza dhe Fati" me regji të Medi Gurrës në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik në Tiranë.

2. Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë kanë çelur sot, prej orës 11.00 një ekspozitë me piktura, të kuruar nga Ruzmira Bejaj, në Parkun e Liqenit në Tiranë, pranë fushës së tenisit.

3. Me vallet, këngët e kostumet e Çamërisë, Ansambli Popullor nis sezonin artistik me premierën "Tumankuqja", sot dhe nesër në orën 20.00 në Teatrin e Operas.

4. Festohet sot përgjatë gjithë ditës në Pezë 81-vjetori i Konferecës së Pezës, me një larmishmëri aktivitetesh artistiko-kulturore dhe sportive.

5.Komedia “Zot” me autor Ëoody Allen dhe regji të Flobensa Bezat vihet në skenë edhe këtë mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

6. Fundjava në Teatrin Kombëtar vijon me “Vojcek”! Sot dhe nesër në orën 20.00 një kast i përzgjedhur aktorësh jetëson dramën e Georg Buchner nën regjinë e Kuniaki Ida-s.

7. ‘Xhoni dhe Xhoi’ me autore Agota Kristof dhe regji të Endrit Ahmetaj, vijon të shfaqet edhe sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol”.

8. Komedia ‘Certifikata e martesës’ me autor Ephraim Kishon dhe regji të Driada Dervishit pret publikun edhe sot në orën 19.00 në në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.