Aktivitetet e kulturës këtë fundjavë: Nga Albano te Pupo, Lungo Mare si Sanremo! Elina Duni në Porto Palermo! ‘Za fest’ me Satën e Dragot

1.     Vijon spektakli në Festivalin e Porto Palermos, i mbajtur nga violinisti Olen Cesari. Performon sot në orën 20.00 në Kalanë e Ali Pashës këngëtarja Elina Duni.

2.     Ekspozita “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi e kuruar nga artisti Sead Kazanxhiu qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.

3.     Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të artistit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht.

4.     Këtë mbrëmje në orën 20.30 LungoMare në Vlorë do të shndërrohet në një copëz Sanremo, me performancat e disa prej artistëve më të mirë italianë nga Albano te Pupo, Iva Zaniçhi e Riçardo Fogli.

5.     Në bashkëpunim me Arkivën e Maqedonisë së Veriut, qëndron e hapur deri në 5 nëntor në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër një ekspozitë me fotografi të vëllezërve Janaki e Milton Manaki, e kuruar nga Luçjan Bedeni.

6.     Kinemaja Shëtitëse në Shqipëri këtë fundjavë është në Gjirokastër. Në orën 20.30 në sheshin përballë teatrit “Andon Zako Çajupi” shfaqet premiera e filmit “Çkrepja” i Herion Mustafarajt me praninë e vetë artisti. Ndërsa të dielën publiku mund të shikojë filmin shqiptar “Vëlla e motër”. Filmat do të shoqërohen nga biseda me artistët dhe muzika live me performancat e këngëtareve Liljana Kondakçi dhe Maya Aliçkaj.

7.     Shfaqet nga sot në orën 20.30, për katër net radhazi në Amfiteatrin antik të Durrësit komedia “Të prezantoj babain” me regji të Adelina Muçës.

8.     “Za Fest” i mbajtur nga muzikanti Vlashent Sata, në edicionin e tij të shtatë, pret dashamirësit e muzikës së mirë këtë fundjavë në orën 20.30 në Kalanw e Rozafws në Shkodër. Performojnë këtë të shtunë nga Sata tek artistja e re Gaja Dragot, “Shkodra elektronike” dhe të tjerë këngëtarë. Ndërsa të dielën , krahas artistit Çun Lajçi, i ftuar special është reperi dhe kantautori italian Davide Shorty.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)