Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” çelet mbrëmjen e 20 dhjetorit, në orën 19:00 te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë. Ekspozita ju vendos mes kryeveprave të Da Vincit, Michelangelos, Botticellit etj., duke ju bërë pjesë të një spektakli që nuk i përket vetëm syrit, por edhe shpirtit.
Koncerti i jazz-it turk “Fllade nga Anadolli” do të mbahet në 21 dhjetor në orën 18:30 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë.
Një takim i hapur me studiuesen e artit Nea Tandini është aktiviteti “Quel Scandale – Carmen, e përdala rebele që vrau Bizet, kompozitorin e saj”, që do të mbahet më 21 dhjetor në orën 18:00 në Destil Creative Hub në Tiranë.
Krishtlindje në Miniaturë është punëtoria nga animatorja Lorna Çekixhi, që do të mbahet te Qendra Kulturore “Tulla” në Tiranë më 21 dhjetor nga ora 15:00 – 19:00.
Ekspozitë personale nga Agron Mulliqi çelet më 21 dhjetor në orën 18:00 në galerinë ODA në Shkodër.
“Gruaja e burrit tim” është shfaqja teatrore që do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Himarë më 21 dhjetor në orën 18:00.
“Tingujt e shpirtit” nga pianisti Kosti Deti është koncerti që do të mbahet më 21 dhjetor në orën 19:00 në sallën pranë Katedrales Orthodokse në Tiranë.