Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni, mbahet sot në orën 20.00 ne Teatrin e Operas koncerti "Luleborë" në nder të tij, me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos Inva Mula dhe nën dirigjimin e mjeshtrit Eno Koço.
Një histori dashurie dhe sfidash, ku e shkuara përplaste me të tashmen, shfaqja "Vazoja" me autore Fatbardha Zyberin dhe regji të Elona Hysenit, mbahet nga sot në orën 19.00 për katër net radhazi në teatrin "Metropol"
Ekspozita që shoqëron Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave "Frida" në edicionin e tij të parë, pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë, deri në 25 nëntor.
Në kuadër të Ditës Kombëtare dhe Javës Kulturore të Austrisë mbahet sot në orën 19.00 pranë Hotel Rogner një ceremoni pritëse, që do të shoqërohet me performanca të veçanta artistike.
Gazmend Leka udhëton në dhomat më të errëta të qenies njerëzore, për të jetësuar në tablo, valët irracionale që mposhtin emocionalen e nxisin konfliktin. Ekspozita e tij “Abel”, e kuruar nga Ermir Hoxha, pret vizitorët pranë Galerisë “Fab” në Tiranë deri në 31 dhjetor.
Pas dy dekadash rikthehet në teatrin e Operas himni i krishterë me vajtimin e Shën Mërisë, për të birin, Krishtin. Koncerti simfonik "Stabat mater dolorosa" jetësohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në 27 dhe 28 tetor në orën 20.00.