Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.Në kuadër të Javës Kulturore të Austrisë shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" filmi dramatik "Liria e madhe" me regji të Sebastian Meise si pjesë e "Queer days marathon Tirana". Ndërsa në orën 21.00 në qendrën kulturore "Tulla" grupi "Duo So Sner" me artistët Schneider dhe Gartmayer mbajnë një koncert.
2.Regjisori Armand Bora i rikthehet pas 23 vitesh komedisë groteske “Mbreti po vdes” me autor Eugene Ionesco. Shfaqja mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në sallën ‘Black Box’ të Universitetit të Arteve.
3.Teatri i Kukullave vë në skenë këtë fundjavë shfaqjen "Roza dhe Fati". Legjenda e moçme e folklorit shqiptar mbahet sot në orën 10.30 dhe 11.30 e përshtatur nga Erion Kame dhe me regji të Medi Murrës, në sallën 'Tonin Harapi' të Liceut Artistik.
4.Vajtimi i Shën Mërisë për të birin Krishtin, vjen sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas përmes Koncerti Simfonik “Stabat mater dolorosa” të Gioaçhino Rossinit.
5.Dashuri e pamoshë, kundrejt varfërisë e ngërçeve sociale, mbahet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit.
6.Donika dhe Arturi në një histori dashurie mes sfidash e kujtimesh, shfaqja “Vazoja” me autore Fatbardha Zyberin dhe regji të Elona Hysenit vijon të interpretohet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 29 tetor.
7.Premiera “Vizita” përshtatur nga vepra e autorit anglez Herbert Wells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice, vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
8.Komedia “10 vjet martesë” me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 për tri net radhazi në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
M.T/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor, 10:25