Aktivitetet e kulturës: Prezantohet libri më i fundit i Visar Zhitit “Rrugët e ferrit”! Sot në kinema, dokumentar-premierë  për Marko Bellon

Dëshmi e përjetuar e vuajtjeve të diktaturës, prezantohet sot në orën 18.30 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës, libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti “Rrugët e ferrit : Burgologjia ime për Spaçin dhe më parë”.

Këtë mbrëmje në orën 19.00 në Pallatin e Bragadave, mbahet një event për përfundimin e restaurimit të filmave “Mësonjëtorja” të Muharrem Fejzos dhe “Les Fauves” nga Stefan Taçi.

Në kinema “Millennium” shfaqet sot në orën 19.00 filmi dokumentar “Amaneti i pathënë” dedikuar politikanit, gazetarit e diplomatit të ndjerë Marko Bellos.

Çelet sot në orën 19.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Liri” nga gazetari dhe artisti Ilir Paço dhe kurim të Albana Kozelit.

Vijon e hapur deri në 9 dhjetor në galerinë ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit Ali Oseku, një prej figurave emblematike të artit pamor bashkëkohor vendas.

Me mesazhe për ndikimin e njeriut tek mjedisi, artistja Joana Dhiamandi fton vizitorët në “Darkën e parë”, ku rikrijon natyrën me shishet e ricikluara të qelqit. Ekspozita, e kuruar nga artisti Sead Kazanxhiu, qëndron e hapur në Parking Art Gallery deri në 15 shtator.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje