Aktivitetet e kulturës sot: Ali Oseku me ekspozitë në ‘Harabel’! Artistja bashkëkohore Suida Dushi performon sot në Sarajet e Toptanasve!

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Harabel” ekspozita e artistit Ali Oseku “Drita që nuk mund të shohim”, e kuruar nga Ajola Xoxa.

Këtë mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vihet në skenë premiera “Zot” me autor Ëoody Allen e regji të Flobensa Bezat.

Projekti “Muz” i artistes Suida Dushi, zhvendoset sot në orën 20.00 në Sarajet e Toptanasve, në Tiranë. Performanca që synon promovimin e artit bashkëkohor vizual, shoqërohet me muzikë nga DJ Geri Guda.

Në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Kokofest” shfaqet sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë komedia “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Haëdon dhe regji të Kiço Londos.

Në kuadër të Javëve Kulturore teatri ‘Aleksandwr Moisiu’ dhe vogëlushët e Durrësit, festojnë sot në orën 19.00 në sheshin “Liria” të qytetit bregdetar kulturën britanike, përmes këngëve, valleve e poezive.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku