Aktivitetet e kulturës sot: Baleti unik ‘Sonoma’ në Opera! Nis në ‘Metropol’ festivali ‘Me këndu zërin’! Tek ‘Agimi’ filmi për fëmijë ‘Sy për sy’!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.E merr spunton nga libri i Mikkel Krause, ekspozita "Duke shkuar Askund Ngadalë" e Lori Lakos, që çelet sot në orën 19.00, në  galerinë "Bazament" në Tiranë. Artistja trajton përmes videos, fotografisë, performancës dhe instalacionit  përvojën e depresionit në ditët e sotme.

2.Koreografi i njohur nga Valencia, Marcos Morau, sjell baletin unik 'Sonoma' sot e nesër në orën 19.00 Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë.

3.Nën drejtimin e muzikantit Robert Bisha, nis nga sot në orën 20.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë, festivali "Me këndu zërin", ku protagonistja e mbrëmjes së parë do të jetë këngëtarja italiane Ilaria Pilar Patassini.

4.Për dashamirësit e letërsisë, do të jetë sot në orën 18.00 në librarinë 'Adrion' në Tiranë autori Robert Mennase, në një bisedë me botuesen Arlinda Duda, për librin 'Zgjerimi' që vjen së shpejti në shqip.

5.Prezantohet sot në orën 18.30 pranë 'Hotel Rogner' studimi “Historiku i sindikalizmit 1905-1961”, që eksploron trajton historikun e lëvizjes punëtore dhe krijimin e organizatave të para të tilla në vendin tonë.

6.Në kuadër të Javës Kulturore Gjermane shfaqet sot në orën 16.00 në Qendrën e Artit Agimi filmi  për fëmijë "Sy për sy' nga Evi Goldbrummer dhe Joachim Dollhopf.

7.Në kërkim të identitetit të tij njerëzor, ushtari "Vojcek" zbërthen problemet që gërryejnë shoqërinë. Drama e Georg Büchner, me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Kuniaki Ida-s, shfaqet nga sot deri të dielën në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar në ArTurbina.

8.Shfaqet sot në orën 11.00 në Arkivin e Filmit premiera “Zambaku i pranverës” në kujtim të mjeshtres së grimit Liliana Tesho.

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)