Aktivitetet e kulturës sot: Cubi ‘gdhend’ aktorët në mozaik, ekspozita në Muze! Tek ‘Marubi’, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut

Ekspozita personale në mozaik e artistit Myftar Cubi “Aktorët shqiptar ndër vite” çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik.

Sot në orën 18.30 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë bëhet hapja e madhe e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut me filmin italian “Martesa më tronditëse e historisë” me regji të Demetrio Casile.

Pret vizitorët deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

Revista “Albania Letteraria” organizon sot në orën 19.30 në shtëpinë botuese “Berk” një takim letrar me shkrimtarin Visar Zhiti.

Ekspozita personale “Gjurmët” e piktorit Adrian Devolli qëndron e hapur deri në 23 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.

Këtë mbrëmje në orën 20.00 nis në Korcë në teatrin “Majestic”, Festivali i Filmit të Shkurtër, ku do të përfshihen produksionet fiction, animacion e dokumentar.

Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë do të mbahet nga sot deri në datë 22 në tri qytete në Fier, Vlorë dhe Tiranë. Përpos promovimit të imazheve nga fotograf vendas, promovohet sot në orën 19.00 në galerinë ‘Vilson Kilica’ dhe teatrin ‘Bylis’ në Fier edhe një grup artistësh italianë.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore