Aktivitetet e kulturës sot: Në kinema ‘Alexandër’, filmi që përfaqëson Shqipërinë në ‘Oscar’! Nis ‘Tirana Gate 2023’! Trupa e Cirkut në Durrës!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Shfaqet sot në orën 20.00 pranë kinema 'Cineplexx', premiera e filmit dokumentar 'Alexander' me regji të Ardit Sadikut, i përzgjedhur nga Qendra Kinematografike si filmi kandidat i Shqipërsë për çmimin 'Oscar 2024'.

2."Fjalë pas fjale", Tetori i Librit vijon sot me "Hapjen e ekspozitës së Frankfurtit" në orën 18.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku do të jetë i ftuar drejtori i Panairit të Librit në Frankfurt, Juergen Boos.

3.Nga sot në orën 10.30 për tri ditë radhazi mbahet në Muzeun Historik Kombëtar Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve “Tirana Gate 2023”.

4.Shfaqet sot në orën 16.30 në Qendrën Kulturore “Tulla” dokumentari “Farat e Kohës, ku shfaqet puna e pionerit të bujqësisë Cary Foëler.

5.Në galerinë "Fab" në Tiranë qëndron e hapr edhe sot ekspozita personale e artistit Mumtas Dhrami  "Kujtime nga Kina, 1967".

6.Sopranoja e njohur Ermonela Jaho shënon sot ditën e tretë të seminarit të saj në Teatrin e Operas. Për të interesuarit që duan të marrin nga eksperienca e saj në kanto, interpretim dhe përgatitja e një roli, masterclassi vijon edhe nesër.

7.Pret vizitorët deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

8.Cirku Kombëtar ndal në Durrës. Trupa performon këtë mbrëmje në orën 18.00 një sërë numrash argëtues në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)