Aktivitetet e kulturës sot: Në sheshin 'Skënderbej' muzikë e valle tradicionale nga Azerbajxhani! ‘Trioja’ Spahiu, Leka e Kame, bashkohen për mbrëmjen poetike ‘Te fjala vdes’

Në kuadër të Javëve Kulturore, grupi ritmik 'Natig' sjell sot në orën 19.30 në sheshin 'Skënderbej', muzikën tradicionale azerbajxhanase. Krahas kryesuesit të grupit, Natig Shirinov merr pjesë në shfaqje dhe ansambli i valleve "Perlat e Azerbajxhanit".

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë "Fab" në Tiranë, ekspozita personale "Drejt dritës" e piktorit pogradecar Vangjo Vasili.

Mbahet sot në orën 19.00 pranë rrugës Muhamet Gjollesha mbrëmja poetike me vargjet e autorit Xhevahir Spahiu “Te fjala vdes”, me libret të Arian Lekës dhe regji të Gëzim Kames.

Kinemaja e hapur në Liqenin e Tiranës një shfaq sot në orën 21.00 filmin "No hard feelings", një produksion i suksesshëm i këtij viti me regji të Gene Stupnitsky.

Mbahet nga sot në orën 19.00, deri në 3 shtator, në teatrin "Petro Marko" në Vlorë, shfaqja e Teatrit Eksperimental "Yjësit" me autor Nick Payne dhe regji të Kriks Dumos.

Nis nga nesër në orën 19.00 në teatrin “Ando Zako Çajupi” në Korçë festivali “KokoFest” që në këtë edicion të 10-të vjen me 8 shfaqje nga mbarë Shqipëria.

Rastet e veçanta klinike, përmes artit bashkëkohor vizual, është kjo kryefjala e performancës së artistes nga Diaspora Suida Dushi që do të mbahet sot në orën 20.00 në rrugën  13 dhjetori" në Shkodër, nw kuadwr tw projektit “Muz”. Performanca vjen  e ndërthurur me elementë të trashëgimisë dhe arkitekturës vendase.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)