Nga sot, në orën 20.00, për tri net radhazi vihet në skenën e Teatrit Kombëtar në ArTurbina, premiera "Vojcek", me autor Georg Büchner dhe regjisor Kuniaki Ida.
Premiera “Zot” me autor Ëoody Allen e regji të Flobensa Bezat, vijon këtë mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në galerinë “Harabel” ekspozita e artistit Ali Oseku “Drita që nuk mund të shohim” e kuruar nga Ajola Xoxa pret vizitorët deri në 9 dhjetor.
Vijon Festvali Mbarëkombëtar i Komedisë "Kokofest". Shfaqet sot në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë komedia "Certifikata e martesës", me autor Ephraim Kishon dhe regji të Driada Dervishit.
Në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit të Improvizimit të Pianos kuruar nga muzikanti Robert Bisha, performon këtë mbrëmje në orën 20.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër, pianisti i njohur Fabrizio Ottaviuçi.
Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në Shqipëri vijon nga sot në orën 20.30 edicionin e XII-të, me Gent Rushi Trio, Emiljan Dhimon e Kejdi Barbullushin.