Aktivitetet e kulturës sot: Pranë Katedrales Ortodokse mbahet operina ‘1991:Viti i Aurorës’! ‘Arkiva’ me ekspozitë për Shën Terezën!

Universiteti i Arteve mban sot në orën 19.30 në qendrën kulturore të Katedrales Ortodokse operinën me një akt “1991-Viti i Aurorës”, ku do të performojnë orkestra klasiko-popullore ‘SPAM’ me 21 artistë.

Me mesazhe ndikimin e njeriut tek mjedisi, artistja Joana Dhiamandi fton në “Darkën e parë”, ku rikrijon natyrën me shishet e ricikluara të qelqit. Ekspozita qëndron e hapur në Parking Art Gallery deri në 15 shtator.

Vijon të shfaqet sot e nesër në orën 20.00 në teatrin veror pranë Liqenit Artificial në Tiranë komedia “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Haëdon dhe regji të Kiço Londos.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka çelur sot orës 9.00 një ekspozitë mbi veprimtarinë e Shën Terezës, në kuadër të përvjetorit të 26-të të ndarjes nga jeta.

Ekspozita “Drejt dritës” me 61 peizazhe dhe kompozime të piktorit pogradecar Vangjo Vasili, të realizuara përgjatë katër dekadave pret vizitorët deri në 10 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.

Në natën e katërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë ‘KokoFest’, mbahet sot në orën 19.00 shfaqja “Ylli pa emër” me autor Mihail Sebastian dhe regji të Hervin Çulit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari