Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të artistit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht.
2. Nga ora 19.00 pranë Oborrit të Universitetit Politeknik të Tiranës nis festa e mbrëmjes së fundit të edicionit të 10-të të Hemingëay Jazz Festival.
3. Ekspozita e veçantë “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.
4. Çelet sot në orën 19.00 tek “Reja” në Tiranë, një ekspozitë që evidenton pikat e takimit por edhe veçantitë e dy qyteteve, Tiranës dhe Lodit të Polonisë, me piktura, grafika dhe videoart.
5. Festivali i Porto Palermos, i mbajtur nga violinisti i njohur Olen Cesari, vijon të mirëpresë artistë të përzgjedhur vendas e të huaj. Mbrëmjen e sotme në orën 20.00 në Kalanë e Ali Pashës do të performojë këngëtarja Eda Zari me kuartetin ‘AJS’.
6. Në kuadër të “Varg Festival” të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, këtë mbrëmje në orën 19.00 në Torrën Veneciane e ftuar do të jetë shkrimtarja Flutura Açka.
7. Në bashkëpunim me Arkivën e Maqedonisë së Veriut, çelet sot në orën 20.00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër një ekspozita me materiale të fotografëve Janaki e Milton Manaki, e kuruar nga Luçjan Bedeni.
8. Mbahet sot në orën 20.00 në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat shfaqja “Eja të luajmë me kukulla”.
9. Nis nga sot për tri mbrëmje radhazi në Kullën e Inglizit në Shkodër edicioni i shtatë i “Za Fest” mbajtur nga muzikanti Vlashent Sata.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30