Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Projekti Synergy i mbështetur nga Bashkimi Evropian, me 12 kompozime të reja të muzikantëve nga Ballkani Perëndimor mbyllet sot në orën 19.30 në sallën 'Tonin Harapi' pranë Liceut Artistik me interpretimet e veprave të krijuara përgjatë rezidencave artistike.
2. Ekspozita “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi e kuruar nga artisti Sead Kazanxhiu qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.
3. Të martë dhe të mërkurë në orën 21.00 në Amfiteatrin e Tiranës mbahet live komedia muzikore “Mamma mia”, një muzikal i bazuar mbi hitet e ABBA-ve, me regji të Altin Bashës dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.
4. Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të artistit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht.
5. Vijon të shfaqet sot e nesër në orën 20.30, në Amfiteatrin antik të Durrësit komedia “Të prezantoj babain” me regji të Adelina Muçës
6. Pret vizitorët deri në 11 shtator në galerinë e artit “Zeta” projekti “Manifesto i dezertimit” i DebatikCenter.