Aktivitetet e kulturës sot: Tri shfaqje në Tiranë, teatrot nisin sezonin! Tek galeria 'Zeta', një ekspozitë mbi linjat e ikonave ortodokse! Komedi në teatrin e Korçës

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Ambasada Austriake ccel sot në orën 19.00 në galerinë ‘Zeta në Tiranë’ ekspozitën ‘ Linjat e ikonave nën trysni”, ku artistja austriake Judith Zilich ka punuar me abstraksionin e fytyrave të ikonave ortodokse.

2. Shfaqet sot dhe nesër në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental komedia “Zot” me autor Ëoody Allen dhe regji të Flobensa Bezat.

3. Promovohet sot në orën 18.30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri libri “Bullgarët në Shqipëri” nga autori Spas Tashev.

4. Teatri Kombëtar vijon të shfaqë ccdo mbrëmje deri të dielën në orën 20.00 dramën ‘Vojcek’ me autor Georg Büchner dhe regjisor Kuniaki Ida.

5. Shfaqja “Xhoni dhe Xhoi” me autore Agota Kristof dhe regji të Endrit Ahmetaj vijon të shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol”.

6. Pret vizitorët deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

7. Ekspozita “Gjurmët” e piktorit Adrian Devolli qëndron e hapur deri në 23 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.

8. Sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë vihet në skenë ‘Certifikata e martesës’ me autor Ephraim Kishon dhe regji të Driada Dervishit.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin