Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Për vogëlushë dhe prindër, teatri i Kukullave vë në skenë këtë fundjavë shfaqjen "Roza dhe Fati". Legjenda e moçme e folklorit shqiptar mbahet sot në orën 10.30 dhe 11.30 e përshtatur nga Erion Kame dhe me regji të Medi Murrës, në sallën 'Tonin Harapi' të Liceut Artistik. Ndërsa të dielën në orën 11.00 në Amfiteatrin e Liqenit mund të ndiqni përrallën e 'Hirushes', të propozuar nga Klajd Ymeri në formën e komedisë-satirë.
2. Festivali ndërkombëtar i 'Jazz-t' në Shqipëri, vijon sot në orën 20.00 pranë 15-katëshit me të ftuar Duo Kandinelia nga Greqia.
3. Komedia 'Shtëpiakë të dëshpëruar' me mbi 25 mijë spektatorë, është rikthyer në ArTurbina. Sot dhe nesër në orën 20.00 shfaqja me regji, skenografi dhe aktrim të Artan Imamit, shoqëruar në skenë nga Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj pret publikun me batuta dhe lojë 'pikante'.
4. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, i themeluar nga kineasti Kujtim Çashku, ul sot siparin në Akademinë e Flimit dhe Multimedias 'Marubi' në Tiranë. Me dyer të hapura, dashamirësit e kinemasë, mund të ndjekin sot në orën 17.00 filmin 'Vrasja e një gazetari' me regji të Matt Sarnecki-t. Ndërsa në orën 18.45 shfaqet produksioni 'Kthim në Berlin' me regji të Bobby Lax.
5. Shfaqja "Audienca e Vaclav Havel" me autor Jetor Nezirajn, vijon në skenën e teatrit 'Eksperimental' në ArTurbina sot dhe nesër në orën 20 .00 me regji të Shyqyri Caushaj.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30