Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.Promovohet sot në orën 18.00 nga Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri veprimtaria letrare e dramaturgut dhe shkrimtarit Pëllumb Kulla.
2.Vijon e hapur deri në 30 dhjetor në Cod në Kryemnistri ekspozita personale e artistit Bujar Luca “Të prekësh të padukshmen”.
3.Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në orën 18.00 bëhet sot prezantimi i librit “Kryevepra” me autor Bashkim Shehun.
4.Çelet sot në orën 18.00 në galerinë “Fab” ekspozita personale e artistit Helidon Haliti “Faksimile”.
5.E çelur në kuadër të Javës Hungareze, pret edhe sot vizitorët në Bibliotekën Kombëtare ekspozita me përkthimet në shqip të veprës “Djemtë e rrugës Pal” nga Ferenc Molnar.
6.Tri artistët Anjeza Mema, Franc Hasa dhe Igli Uruçi, sjellin tri këndvështrime dhe teknika të ‘Street Life Photograpy’ përmes ekspozitës “Udhë Analoge”, që qëndron e hapur edhe sot në Qendrën e Artit “Agimi”.
7.Galaja e Madhe e Javës Hungareze mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Orkestra Simfonike mban një concert nën dirigjimin e Oleg Arapit, dhe me pjesëmarrjen e pianists Almira Ermiri.