Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“15 DITË PRILLI” NË SKENËN E TEATRIT “MIGJENI” NË SHKODËR

“15 ditë prilli” është shfaqja që do të vijë për publikun te teatri “Migjeni” në Shkodër në 2 nëntor në orën 19:00. Shfaqja me autore Anisa Markarian, me regji të Driada Dervishit është një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe.

2.PREMIERA “ARTI I CIRKUT PËRBALLË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE”

“Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” është shfaqja nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave, që do të vijë premierë mbrëmjen sot në orën 17:00.

3. “ZEMËRIMI I SHKRONJAVE”, PREMIERË NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Zemërimi i shkronjave” do të vijojë të shfaqet për fëmijët te Teatri i Kukullave nesër në oraret 10:30 dhe 11:30.

4. ‘LUANUSHI I FRIKËSUAR’, PREMIERA PËR FËMIJË TE TKEKS

“Luanushi i frikësuar” është shfaqja për fëmijë me regji nga Endri Çela, që po vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Ajo do të shfaqet sonte, nesër dhe të dielën në orën 10:30.

5. SHFAQJA PËR FËMIJË “KËSULËKUQJA” NË TEATRIN “PETRO MARKO”

“Kësulëkuqja” do të vijojë të shfaqet për fëmijët në teatrin “Petro Marko” në Vlorë edhe nesër në orën 11:00.

6. DYLA, EKSPOZITË MULTIMEDIALE TE QENDRA KULTURORE “TULLA”

 “Rezonanca e fytyrës” nga Bekim Dyla është ekspozita që vijon të qëndrojë e hapur në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. Ekspozita multimediale përfshin piktura, vizatime dhe tinguj.

7. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I VIDEO-ARTIT, “TIVA”, NË TIRANË

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit (Tirana International Video Art Festival)- TIVA Festival, vijon të mbahet në Tiranë. Nesër në orën 17:00 do të ketë një panel diskutimi në Qendrën e Artit “Agimi”, ndërsa në orën 19:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

8.“HISTORIA E USHTARIT”, ATJE KU TAKOHET TEATRI DHE MUZIKA

“Historia e Ushtarit” nga Igor Stravinsky, e ndërthurur mes teatrit dhe muzikës do të shfaqet sonte në orën 19:00 në “Albanian College” në Durrës, ndërsa mbrëmjen e nesërme në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar. 

9. “PËRTEJ HORIZONTIT”, PREMIERË NË TEATRIN E KORÇËS

Teatri “Përtej horizontit” është shfaqja që do të vijojë të shfaqet edhe sonte dhe nesër në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë në orën 19:00.