Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.PREMIERA “ARTI I CIRKUT PËRBALLË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE”
“Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” është shfaqja nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave, që do të vijë premierë mbrëmjen e nesërme në orën 17:00.
2. “ZEMËRIMI I SHKRONJAVE”, PREMIERË NË TEATRIN E KUKULLAVE
Shfaqja për fëmijë “Zemërimi i shkronjave” do të vijë premierë te Teatri i Kukullave në 1 nëntor në oraret 10:30 dhe 11:30.
3.STINA KONCERTORE E ORKESTRËS SË RTSH, BEETHOVEN TIRANA 2025
Një mbrëmje magjike me tingujt e Mozart dhe Beethoven do të jetë ajo e sotmja në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 19:00, nën drejtimin e Facundo Agudin dhe me zërin e tenorit zvicerian Remy Burnens.
4. “NEXT VERSE...”, FESTIVALI LETRAR MBARËKOMBËTAR NË SHKODËR
Festivali Letrar Mbarëkombëtar “Next Verse – Ku shkojnë fjalët” vjen në Shkodër sot dhe nesër. Festivali do të hapet në teatrin “Migjeni” në orën 18:30.
5. “PËRTEJ HORIZONTIT”, PREMIERË NË TEATRIN E KORÇËS
Teatri “Përtej horizontit” është shfaqja që do të vijë premierë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë mbrëmjen e sotme në orën 19:00. Në të interpretojnë aktorët: Niko Kanxheri, Jurgen Marku, Dasara Xhangolli, Silvio Goskova, Zamira Kita, Antonio Tole, Fludea Harizi, Mishela Çerveni.
6. ‘LUANUSHI I FRIKËSUAR’, PREMIERA PËR FËMIJË TE TKEKS
“Luanushi i frikësuar” është shfaqja për fëmijë me regji nga Endri Çela, që po vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Ajo do të shfaqet sonte, nesër dhe të dielën në orën 10:30.
7. “NO BORDERS ORCHESTRA”, KONCERT NË UNIVERSITETIN E ARTEVE
Java Kulturore Austriake përmbyllet mbrëmjen e sotme me një koncert nga “No Borders Orchestra” në Tiranë. Koncerti do të vijë në hollin kryesor të Universitetit të Arteve në orën 19:00.
8. “RENDI I RI” NGA “ÇAJUPI” NË SKENËN TEATRORE TË VLORËS
“Rendi i ri” është shfaqja teatrore e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë edhe mbrëmjen e sotme në orën 18:00.
9. SHFAQJA PËR FËMIJË “KËSULËKUQJA” NË TEATRIN “PETRO MARKO”
“Kësulëkuqja” do të vijojë të shfaqet për fëmijët në teatrin “Petro Marko” në Vlorë edhe në 1 dhe në 2 nëntor në orën 11:00.
Komente












