Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“LA SYLPHIDE”, PËRRALLA MAGJIKE MBI PUANTE, shfaqje në TKOB
“La Sylphide”, një nga baletet më të magjishëm të epokës romantike, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e sotme, nesër dhe pasnesër, në orën 20:00. Baleti vjen në versionin koreografik të August Bournonville, me muzikë të Herman Severin Løvenskiold, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe nën interpretimin e trupës së baletit dhe Orkestrës Simfonike së TKOBAP-së.
2. “RECÓNDITO”, SHPIRTI I FLAMENKOS NGA LA BRONCE NË TIRANË
Shfaqje flamenko “Recóndito” nga Lucía La Bronce do të vijë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, duke sjellë në skenë flakën dhe shpirtin e vërtetë të flamenkos. Shfaqja, një performancë, ku kërcimi, këndimi, kitara dhe perkusioni ndërthuren në mënyrë të përsosur vjen në kuadër të Javës Spanjolle të Kulturës.
3. “AMERIKAN”, KOMEDIA E ZEZË NGA SEIDEL TE TEATRI “SKAMPA”
"Amerikan”, një vepër teatrale e dramaturgut amerikan Adam Seidel dhe me regji nga Ina Morinaj, një komedi e zezë bashkëkohore që eksploron marrëdhëniet njerëzore në situata ekstreme do të shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 19:00.
4. EKSPOZITË PERSONALE E NIKO MOSKOS NË GALERINË E KORÇËS
Niko Mosko vjen me një ekspozitë personale në galerinë “Thimi Mitko” në Korçë mbrëmjen e sotme në orën 19:00.
5. “TEATRI KOREJA (1985-2025)...”, DISKUTIM TE LIBRARI “BABEL”
“Teatri Koreja (1985-2025): Autobiografi e një teatri për pamje” është libri për të cilin do të flitet te librari “Babel” te Piramida të martën paradite. Ky libër flet përmes një udhëtimi pamor nëpër vendet ku ka jetuar Teatri Koreja.
6. KOMEDIA “GRUAJA E BURRIT TIM”, SHFAQJE NË MIRDITË
Komedia “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Mirditë, nesër në orën 18:00.
7. “RE-GARDE”, SHFAQJE BALETI TE EKSPERIMENTALI NGA COLALEO
“Re-Garde” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental mbrëmjen e nesërme në orën 20:15. Shfaqja me koreografi dhe interpretim nga Francesco Colaleo dhe Maxime Freixas është pjesë e “Albania Dance Meeting”.
Komente












