Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.FESTIVALI EVROPIAN I LETËRSISË, EDICIONI I DYTË NË TIRANË

Çelet sot në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane. Aktivitetet do të vijojnë deri më 6 dhjetor me maratonë leximesh, bisedash etj., me autorë nga Evropa, në disa pika të qytetit. Si pjesë e festivalit, nesër në orën 16:00 në Qendrën Rinore “Arka” në Shkodër do të mbahet “Lexim Letrar me Maja Haderlap dhe Blerta Lazebeu”.

2. BERATI E RAVENNA, RRUGËTIM NË DY BRIGJET E ADRIATIKUT

“Berat & Ravenna: Rrugëtim ikonografik në dy brigjet e Adriatikut” është aktiviteti që do të mbahet nesër në orën 10:00 te Biblioteka “Vexhi Buharaja” në Berat. Aktiviteti i organizuar nga Qendra Muzeore Berat, në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe Kishën Katolike të qytetit është në vijimësi të ciklit të aktiviteteve, që lidhin Beratin me qytete me ndikim bizantin e këtë herë me qytetin e Ravenës.

3. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA

“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita nga Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që po vijon të mbahet në “Bazament Art Space” në Tiranë si pjesë e “Tirana Art Weekend”.

4. “GJEGJU FEST” NË SHKODËR, TETË SHFAQJE TË REJA NË TETË DITË

Edicioni i parë i festivalit “Gjegju Fest” vijon të mbahet në teatrin “Migjeni” në Shkodër edhe mbrëmjen e sotme.

5. “ÇDO GJË E SHKËLQYER”, MONODRAMA E ALTIN BASHËS NË “BLYLIS”

 “Çdo gjë e shkëlqyer” është monodrama me regji të Altin Bashës dhe interpretim nga Ledio Lako, që do të vijë premierë absolute në teatrin “Bylis” në Fier mbrëmjen e sotme në orën 18:00.

6. “SHUMË PAK VRASËS”, SHFAQJE NË TEATRIN “SKAMPA” NË ELBASAN

 “Shumë pak vrasës” me regji nga Rozi Kostani është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e nesërme në orën 19:00.