Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.FESTIVALI EVROPIAN I LETËRSISË, EDICIONI I DYTË NË TIRANË
Prej ditës së nesërme, në Tiranë do të mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane. Aktivitetet do të fillojnë në orën 10:00 paradite në Teatrin Kombëtar të Kukullave me një aktivitet mbi shkrimin krijues, për të vijuar deri më 6 dhjetor me maratonë leximesh, bisedash etj., me autorë nga Evropa, në disa pika të qytetit.
2. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA
“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita nga Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që po vijon të mbahet në “Bazament Art Space” në Tiranë si pjesë e “Tirana Art Weekend”.
3. “MARTESA”, SHFAQJA ME REGJI TË NORBERT RAKOËSKI-T NË TK
Shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowski do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar te ArTurbina sonte në orën 20:00. Në skenë interpretojnë aktorët: Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.
4. “GJEGJU FEST” NË SHKODËR, TETË SHFAQJE TË REJA NË TETË DITË
Edicioni i parë i festivalit “Gjegju Fest” vijon të mbahet në teatrin “Migjeni” në Shkodër edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër.
5. “SHUMË PAK VRASËS”, SONTE NË TEATRIN “SKAMPA” NË ELBASAN
“Shumë pak vrasës” me regji nga Rozi Kostani është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan edhe mbrëmjen e sotme në orën 19:00.
6. “ÇDO GJË E SHKËLQYER”, MONODRAMA E ALTIN BASHËS NË “BLYLIS”
“Çdo gjë e shkëlqyer” është monodrama me regji të Altin Bashës dhe interpretim nga Ledio Lako, që do të vijë premierë absolute në teatrin “Bylis” në Fier mbrëmjen e nesërme në orën 18:00.
Komente












