Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Çunat e Liqenit, pionierët e rrokut shqiptar, rikthehen për një bisedë të veçantë mbi muzikën e ndaluar në diktaturë, sfidat dhe ndikimin e saj tek brezat e rinj në një takim te “Tek Bunkeri” më 12 mars në orën 19:00.

2. “Kronika Shqiptare: Historia nëpërmjet Artit dhe Arkivave” është aktiviteti që mbahet te Qendra “Dua” në Tiranë më 12 mars në orën 18:30.

3. Takimi i 10-të i ciklit Annotazioni Video, që këtë herë do të ketë si protagoniste Silvia Giambrone-n, artiste dhe performuese, e cila e eksploron trupin si hapësirë qëndrese dhe reflektimi do të mbahet më 12 mars në orën 18:30 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.

4. “Prestanome” është ekspozita nga Helidon Haliti që do të çelet te Galeria “FAB” në Tiranë më 12 mars në orën 18:00.

5. Filmi “Lamerica” i Gianni Amelio do të shfaqet më 11 mars në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë. Filmi na rikthen në Shqipërinë e viteve ’90, kur shumë shqiptarë ëndërronin një jetë më të mirë matanë detit. Pas filmit, do të ketë një bisedë me regjisorin Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i cili ka sjellë disa nga filmat më të njohur të viteve ’70-’80.

6. “Zëra poetikë femërorë në Greqi dhe Shqipëri” është aktiviteti që do të mbahet në hotel “Maritim Plaza” në Tiranë më 11 mars në orën 17:00. Aktiviteti organizohet me rastin e botimit në shqip të antologjisë poetike “Gjysma tjetër e qiellit”. Poete nga Greqia dhe Shqipëria bashkëbisedojnë për poezinë, krijimtarinë letrare të grave dhe rolin e tyre në formësimin e peizazhit bashkëkohor letrar, kulturor, shoqëror dhe politik.

7. Klasa e Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve mban një koncert më 12 mars në orën 19:00 në hollin qendror të Universitetit të Arteve.

8. “Tea Ceremony” (Ceremonia e çajit) është shfaqja që do të vijë te Teatri i Metropolit më 12 mars në orën 19:00.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali