Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.BISEDË ME ARBEN IMAMIN PËR REGJISURËN E PARA VITEVE ’90

‘‘Mes Racionalitetit dhe Imagjinatës” është biseda me Arben Imamin, një ndër pedagogët e rinj të rëndësishëm të regjisurës para viteve `90 dhe të kthesës konceptuale, pas ndryshimit të sistemit, që do të mbahet nesër në orën 12:00 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve. Qëllimi i këtij aktiviteti është realizimi i një cikli bisedash, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës dhe formëzimin material e vizual të historisë së Fakultetit.

2. “DET I THELLË BLU” NGA RATTIGAN NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR

“Det i thellë blu”, shfaqja me autor Terence Rattigan dhe regji nga Rovena Lule Kuka rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës nga 22-25 janar në orën 20:00. Interpretojnë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.

3. “HAMLET”, VEPRA E SHEKSPIRIT RIVJEN NË SKENËN E “METROPOL”

“Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit rivjen në Teatrin Metropol nga 22-25 janar në orën 19:00. Me regji nga Jonida Beqo, interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.

4. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” TE EKSPERIMENTALI

“I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, nga 22-25 janar në orën 20:00.

5. FILMAT E JANARIT NË KINEMANË “MAKS VELO” NË LAPRAKË

Në kinema “Maks Velo” në Laprakë po vijojnë të shfaqen filma për publikun e interesuar. Këtë të mërkurë në orën 17:00 shfaqet filmi “If”, nërsa nesër do të shfaqet filmit “Family Switch”.

6. FILMAT E JANARIT NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI” NË TIRANË

Pas mësimit apo në fundjavë mund të ndiqni filma në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë. Sot, në orën 14:00 do të shfaqet filmi “Capture dhe Flag/Objektivi Hëna”, ndërsa nesër në po të njëjtin orar do të shfaqet filmi “Borëbardha”.

7. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”

Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë.

8. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.

9. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS

Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës.