1. DVOŘÁK E MENDELSSOHN NË SKENËN E TEATRIT TË OPERËS E BALETIT

Fitues i Çmimit të Parë në “Queen Elisabeth Competition” në vitin 2017, edicioni i parë i dedikuar violonçelit, Victor Julien-Laferrière vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e sotme në orën 19:00, së bashku me dirigjenten 19-vjeçare Olha Dondyk dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit. Për publikun do të interpretohen mes të tjerash pjesë nga Dvořák e Mendelssohn.

2.“AND’RRA E NAN’ TEREZËS...” ME JUSTINA ALIAJN TE ARTURBINA

“And’rra e Nan’ Terezës – Njerëzorja hyjnore” është monodrama e Justina Aliajt, bashkëautore me Bashkim Kozelin dhe me regji nga Gëzim Kame, që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës sonte në orën 20:00.

3. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” NË SKENËN E TK

 “I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, sonte dhe nesër në orën 20:00.

4. UDHËTIMI I MAGJISHËM I ZEMRËS”, LIZA NË TEATRIN “METROPOL”

“Udhëtimi i magjishëm i zemrës” (Liza në botën e marrëzisë) është shfaqja me regji nga Salvatore Tramacere, bashkëproduksion i Teatrit Metropol dhe Teatro Koreja, që vjen këtë fundjavë në skenën e teatrit “Metropol” në Tiranë në orën 11:00.

5. “MOZAIK URBAN” NGA SHQIPE BERISHA TE “ODA”  NË SHKODËR

 “Mozaik urban” është ekspozita nga Shqipe Berisha, që do të çelet mbrëmjen e sotme në orën 18:00 te Galeria “Oda” në Shkodër.

6. ‘BON BONI NË MBRETËRINË E ËMBËLSIRAVE’ TE TEATRI I KUKULLAVE

“Bon Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” është shfaqja për fëmijë, që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë këtë fundjavë në oraret 10:30 dhe 11:30.

7. “VIJA: VAZHDIMI I PIKËS”, EKSPOZITA NGA ESHREF QAMILI NË FAB

“Vija: Vazhdimi i pikës” ekspozitë nga Eshref Qamili e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Me kuratorë Nita Qahili dhe Sadik Spahija, prezantohen vizatime të realizuara përgjatë 3 dekadash.

8.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.

9. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”

Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të vitit.

10. “RRUGËT”, EKSPOZITA NË QENDRËN COD PRANË KRYEMINISTRISË

“Rrugët” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

11. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA

“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita e artistes Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që vijon të qëndrojë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë.

12. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.

13. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS

Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji,  Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.