1.“ANNE FRANK. JËTË PARALELE” NË DITËN E KUJTESËS NË TIRANË

Me rastin e Ditës së Kujtesës në mjediset e Institutit Italian të Kulturës do prezantohet nesër në orën 18:00 filmi dokumentar “Anne Frank. Jetë paralele” nga Sabina Fedeli dhe Anna Migotto. Dokumentari imagjinon se si do të kishte qenë jeta e Anne Frank nëse do t’i kishte mbijetuar Aushvicit dhe Bergen-Belsenit, duke eksploruar dëshirat, shpresat dhe reflektimet e saj mbi nazizmin dhe racizmin bashkëkohor.

2. DY NETË MAGJIKE NË SKENËN E TKOB-IT ME NXËNËS TË BALETIT

Shkolla e Baletit ju fton të bëheni pjesë e dy shfaqjeve artistike që do të zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Më 27 janar në orën 19:00 do të mbahet Mbrëmje Gala, ndërsa më 28 janar në orën 19:00, “Liza në Botën e Çudirave”.

3. EKSPOZITA “MERCURIUS” NGA KRISTIAN ZARA NË ELBASAN

“Mercurius” është ekspozita nga Kristian Zara, që do të çelet në 27 janar në orën 18:00 në Elbasan në kuadër të Javës Kulturore Zviceriane.

4. ‘24 ORË NGA JETA E NJË VOTUESI’, KOMEDIA PREMIERË NË TEATRIN E KORÇËS

“24 orë nga jeta e një votuesi” është komedia satirë, që do të shfaqet sot, nesër në orën 20:00 në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Me regjinë e Driada Dervishit dhe muzikën e Aulon Naçit, interpretojnë Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Haxhaj.

5. “KLANI I TË DIVORCUARAVE” RIKTHEHET NË TEATRIN E KUKULLAVE

Shfaqja për të rritur “Klani i të divorcuarave” rivjen për publikun sonte, nesër dhe më 28 janar në orën 20:00 në sallën e Teatrit të Kukullave.

6.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.

7. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”

Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë.

8. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.

9. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS

Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji,  Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.