Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.

2. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”

Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të fillimvitit.

3. VIJOJNË SHFAQJET E “PITER PAN...”-IT NGA ARTISTËT E CIRKUT

Shfaqja e Cirkut Kombëtar “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit” do të vijojë të shfaqet për publikun edhe sot dhe nesër në orën 11:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

4. “RRUGËT”, EKSPOZITA NË QENDRËN COD PRANË KRYEMINISTRISË

“Rrugët” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

5. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA

“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita e artistes Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që vijon të qëndrojë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë.

6. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.

7. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS

Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji,  Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.