1.DITA E DASHURISË, AKTIVITETE NË TIRANË PËR SHËN VALENTININ
Shën Valentini vjen me një sërë aktivitetesh në Tiranë. Parku i Liqenit Artificial, Parku Rinia, Petrela dhe “Reja” do të përcjellin energji pozitive me muzikë, cirk, poezi, panaire e mbjellje pemësh nga çiftet. Po ashtu do të ketë ekspozita, kënd pikniku, multisporte e aktivitete të tjera. Te Pazari i Ri do të mund të gjeni kënde për kujtime apo dhurata për t’u marrë me vete, ndërsa në orën 18:00 te sheshi “Skënderbej” do të ketë muzikë live dhe instalacione arti me temën e dashurisë.
2. “KËRCIMI I DASHURISË”, GARA KOMBËTARE E KËRCIMIT PËR TË RINJ
Gara kombëtare e kërcimit për të rinj, “Kërcimi i dashurisë” vjen në edicionin e dhjetë te teatri “Bylis” në Fier. Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e kësaj gare, ndërsa nesër në orën 17:00 vjen finalja e saj në një spektakël, ku energjia, talenti dhe emocionet bashkohen në një natë.
3.OPERA “L’ELISIR D’AMORE” E DONIZETTI-T NË SKENËN E TKOB-IT
Opera “L’Elisir d’Amore”, kryevepra e Gaetano Donizetti-t do të vijojë të ngjitet në skenë më edhe sonte dhe nesër, më 13 dhe 14 shkurt në orën 19:00 nën interpretimin e artistëve të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, si Enkeleda Kamani, Gëzim Myshketa, Davide Luciano, Nina Muho, Artur Vera, etj.
4.“FAMILJA ADAMS”, PERFORMANCË FËMIJËSH TE TEATRI I KUKULLAVE
“Familja Adams” është performanca që do të vijë te Teatri i Kukullave më 14 shkurt në orën 19:00.
5. “TINGUJ E NDJENJA”, KONCERT I ORKESTRËS FRYMORE NË DURRËS
“Tinguj e Ndjenja” është koncerti i Orkestrës Frymore me drejtues orkestre Saimir Kalaja dhe drejtuese artistike Olta Juba, që do të vijë sot në orën 18:00 te Salla e koncerteve e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës.
6. “BORËBARDHA DHE SHTATË XHUXHAT” NË TEATRIN E KUKULLAVE
Shfaqja për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” do të vijë për të vegjlit në 14 e 15 shkurt në oraret 10:30 dhe 11:30 në Teatrin e Kukullave. Kjo përrallë klasike interpretohet e gjitha nga një aktore e vetme, Jorida Meta.
7. “KËPUCËT PREJ RËRE”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE TEATRI METROPOL
Shfaqja për fëmijë “Këpucët prej rëre” e autores franceze Suzanne Lebeau, përkthyer nga Anjeza Murati do të vijë te Teatri Metropol të shtunën dhe të dielën në orën 11:00 nën regjinë e Suela Xhonuzit.
Komente












