Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.TEDI PAPAVARAMI VJEN ME “24 KAPRIÇIOT” E PAGANINIT NË TKOB

Tedi Papavrami kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert më 12 dhe 13 maj në orën 20:00. “24 Kapriçiot” nga Niçolò Paganini për violinë solo do të vijnë premierë absolutet nën interpretimin e violinistit të njohur.

2. MBRËMJE MUZIKORE XHAZI NGA ELINA DUNI NË TEATRIN E KUKULLAVE

 Elina Duni rikthehet në Tiranë me një koncert në 12 e 13 maj në Teatrin e Kukullave. “Reaching for the Moon” do të mbahet në oraret 19:00-20:00 dhe 21:00-22:00.

3. “EDHE KJO ËSHTË NGA UNË”, EKSPOZITË NË GALERINË “ZETA”

 “Edhe kjo është nga unë” titullohet ekspozita, që do të çelet te Galeria “Zeta” në Tiranë me vepra nga: Edi Balla, Elsa Martini, Fatlum Doçi, Linda Berger, Lori Lako e Luan Bajraktari dhe që do të çelet nesër, më 12 maj në orën 19:30/

4. “MARATONA RINORE 2026” SHËNON 30 VJETORIN, GARA NË ELBASAN

Një festë e këngës, kërcimit, recitimit, aktrimit, modelingut dhe prezantimit, e cila do të vijë e interpretuar në skenë nga nxënësit e shkollave të Elbasanit, “Maratona Rinore 2026” shënon këtë vit 30-vjetorin dhe do të vijë në teatrin Skampa duke filluar nga 12 maji deri në 25 maj.

5. “FJALË DHE MELODI NGA KJO TOKË” NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI”

“Fjalë dhe melodi nga kjo Tokë” me Vasjan Lami, Luiza Xhuvani, Violeta Trebicka dhe Gjergj Kaçinarin, ku do të vijnë vargje të poezisë shqipe shoqëruar nga tingujt elegantë të pianos do të vijë te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë, sonte, më 11 maj në orën 19:30.

6. “RRUSHKULLI - KUR NJË SHKURRE E VOGËL BËHET VENDBANIM”

“Rrushkulli - Kur një shkurre e vogël bëhet vendbanim” me Ledi Shamkun, një takim mes gjuhës, antropologjisë dhe natyrës do të mbahet sot në orën 19:00 në qendrën “Berk” në Tiranë.

7. “BALLKANIKA”, KONCERT I KOMPOZITORIT SPANJOLL VAZQUEZ

Koncerti Monografik “Ballkanika” me vepra të kompozitorit spanjoll Octavio Vazquez do të vijë sonte në orën 19:00 te Universiteti i Arteve. Në programin e koncertit bëjnë pjesë tre vepra nga më përfaqësueset e kompozitorit: Sonata për flaut dhe piano (2012); Trio për violinë, klarinetë dhe piano, “zeitgeist” (2012) dhe  Balkanika (2011). Në flaut do të luajë Fernando Rana Barriero, në klarinetë Roberto Carlos Noche, në violinë Mario Peris, në piano Severino Ortiz Rey dhe i bashkohet ansamblit spanjoll, Pjetër Guralumi, për interpretimin e “Ballkanika” së bashku me të gjithë muzikantët spanjollë.

8. TEATRI PËR FËMIJË “OFFLINE PËR NJË DITË” NË SHKODËR

“Offline për një ditë” është teatri për fëmijë, që do të shfaqet në Shkodër në 11, 12 e 13 maj.