Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “Ekuinoksi pranveror” titullohet takimi përfundimtar i ekspozitës me punime të ndryshme nga të rinjtë artistë të kryeqytetit, që do të vijë më 21 mars në orën 10:00 në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë.
2. Një koncert nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me pjesë nga Beethoven dhe Schuman, nën dirigjimin e Eddi de Nadai dhe me solist pianistin Alessandro Taverna, vjen në sallën e madhe të Universitetit të Arteve mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 19:00.
3. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, më 21 mars, këtë të premte, në orën 17:00 organizohet një mbrëmje poetike te Shtëpitë Studio Kadare - Agolli.
4. “Djemtë Vezullues” do të shfaqet në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e 21 marsit, për të vijuar edhe më 22 dhe më 23 mars, në orën 19:00.
5. Më 21 dhe 22 mars nga ora 10:00-20:00 në mjediset e botimeve “Pika pa sipërfaqe” në Tiranë organizohet Panairi i Librit të ri, të vjetër dhe të përdorur. Në panair do të ketë libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, ndërsa të shtunën do të ekspozohen edhe 50 libra të rrallë (botime përpara 1945-s) mbi Shqipërinë.
6. “Venus” titullohet ekspozita që do të çelet te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër këtë mbrëmje, më 20 mars, në orën 18:00.
7. Teatri “15 ditë prilli” me autore Anisa Markarian dhe regjisore Driada Dervishin do të shfaqet nga mbrëmja e sotme deri më 23 mars në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
8. Musicali “Matilda” vijon të shfaqet në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër edhe këtë të enjte dhe të premten në orën 12:30.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Shfaqje premierë’ te Teatri i Kukullave, ‘Një letër për stinët’ tek Metropoli
21 Mars, 10:59
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Venus’ te muzeu i fotografisë ‘Marubi’, Shkodër! ‘Probleme me Pijen’ te teatri Metropol
19 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ 'Stina Koncertore', aktivitet në Fakultetin e Muzikës! Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ‘Tek Bunkeri’
18 Mars, 13:06
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit
11 Mars, 12:11
-
Aktivitetet kulturore/ Filmi ‘Lamerica’, ‘Tek Bunkeri’! Vijon në Tiranë ekspozita ‘Ato pa këngë’, në kuadër të muajit të grave
10 Mars, 12:21
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Engjëjt’ shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Vivaldi 4 stinët’ koncert në Kishën e Shën Luçisë, Durrës
8 Mars, 12:15
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranverë Muzikore’, koncert te salla ‘Tonin Harapi’! ‘Fausti’ shfaqje te teatri Kombëtar
7 Mars, 11:32