Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Falsifikatorët” titullohet filmi që do të shfaqet te Kinema “Millenium” në Tiranë këtë të hënë, më 27 janar në ora 17:00, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Filmi austriako-gjerman bazohet në një ngjarje reale në kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe tregon për programin më të madh të falsifikimit të parave nga nacionalsocialistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të njohur si “Aksioni Bernhard”. Ky film u vlerësua në vitin 2008 me çmimin Oskar si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj“.

2. Këtë të hënë, më 27 janar, në Ditën e Kujtesës, në përkujtim të çlirimit të Aushvicit në vitin 1945, në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog- COD pranë Kryeministrisë në orën 19:00 mbahet koncerti për kitarë klasike i Denis Bizhgës, me ndërhyrjen e artistit Lekë Tasi, i mbijetuar nga një kamp internimi gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

3. Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura me pianiste Silva Skënderi (e cila do të interpretojë si soliste në koncertin për piano të Beethoven-it), hap këtë të hënë, më 27 janar, në orën 19:00 sezonin artistik të vitit. Koncerti do të mbahet në sallën qendrore të Universitetit të Arteve dhe do të drejtohet nga një dirigjent i njohur, Jean Michel Ferran.

4. “Kadareja dhe politikja” titullohet leksioni i radhës i ciklit të leksioneve të hapura “Excursus”, që Departamenti i Shkencave Politike i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës organizon me studentë dhe publikun e interesuar për aktualitetin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Aktiviteti merr shkas nga dita e lindjes e shkrimtarit Ismail Kadare dhe do të mbahet më 28 janar në orën 12:00 në Aula Magna të Fakultetit të Shkencave Sociale.

5. “Poetët jetojnë gjatë” titullohet mbrëmja letrare muzikore në kujtim të 89-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, që do të mbahet në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës këtë të martë, më 28 janar në orën 18:00.

6. Klubi i Librit “Dua” organizon këtë të martë më 28 janar një diskutim mbi librin “Qorrfermani” të Ismail Kadaresë. Takimi do të mbahet më 28 Janar, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA.

7. Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe Kori i Zërave të Bardhë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbajnë një koncert në vigjilje të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte më 28 janar, në orën 19:00 në skenën e TKOB-it.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar