Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”, 20 MBRËMJE ME ART DHE MUZIKË
Edicioni i 17-të i “Shkodra Jazz Festival” zhvillohet nga sot deri më 30 gusht në qytetin e Shkodrës, 20 mbrëmje me koncerte, artistë nga Shqipëria dhe rajoni, si dhe një program të pasur me masterclasse dhe akademi muzikore. Në kuadër të festivalit zhvillohet edhe edicioni i 10-të i “Rrok Academy”, një hapësirë dedikuar të rinjve dhe pasionantëve të muzikës, me programe në jazz, fizarmonikë dhe degë klasike.
2. “FEST FOLK 2026”/ ANSAMBLI KOMBËTAR, TURNE NË GJITHË VENDIN
“Fest Folk 2026”, organizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, vijon turneun në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pas ndalesave të para, turneu do të vijojë në Laç dhe Durrës, për të vazhduar deri më 24 gusht edhe në Gjirokastër, Vlorë, Vajzë, Berat dhe Fier.
3. “PERSEIDËT 2026”, NETË ASTRONOMIKE DHE TURIZËM NË GRAMSH
Nga 11 deri më 13 gusht, në Gramsh zhvillohet aktiviteti i dedikuar shiut meteorik të Perseidëve, një prej fenomeneve më të bukura astronomike të vitit. Gjatë këtyre netëve, vizitorët do të kenë mundësi të vëzhgojnë qiellin dhe meteorët në një mjedis natyror, në kushte të përshtatshme për vrojtimin astronomik. Aktiviteti synon të promovojë turizmin natyror dhe astronomik, duke ofruar një përvojë të veçantë për të apasionuarit pas natyrës, qiellit dhe astronomisë.
4. KINEMAJA E HAPUR NË GJIROKASTËR, FILMA NË ATMOSFERËN E VERËS
Në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër vijon kinemaja e hapur edhe mbrëmjen e sotme prej orës 20:30.
5. “FILMAT SHQIPTARË NDËR VITE”, RIKTHEHEN NË EKRAN TE “AGIMI”
“Filmat shqiptarë ndër vite” është aktiviteti që vijon deri më 20 gusht në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Publiku ka mundësi të ndjekë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare, me shfaqje të programuara gjatë paradites dhe në mbrëmje.












Komente
Komento