Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. FESTA E BABA TOMORRIT/ PESË DITË PELEGRINAZH NË MAL
Festa e Baba Tomorrit do të mbahet nga 19-24 gusht në Malin e Tomorrit. Kjo festë e madhe e pelegrinazhit do të bëjë bashkë mes të tjerash këngëtarë të ndryshëm shqiptarë.
2. KONCERT NGA MAYA NË VLORË, RITËM, MUZIKË DHE ENERGJI
Këngëtarja Maya vjen me një koncert në sheshin Lungomare në Vlorë, mbrëmjen e nesërme në orën 21:00.
3. “HIMARA INTERNATIONAL MUSIC FESTIVAL” NË EDICIONIN E PESTË
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Himarë (Himara International Music Festival) shënon 5-vjetorin e tij me një edicion të ri që do të mbahet prej mbrëmjes së sotme deri më 23 gusht, duke sjellë në qytetin bregdetar një kalendar të pasur muzikor dhe artistë vendas e ndërkombëtarë.
4. “FESTIVALI I DRITAVE” NË DURRËS, PËR HISTORINË E TË ARDHMEN
“Festivali i Dritave” do të vijojë të mbahet në sheshin “Liria” në Durrës edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër. Për të pranishmit do të prezantohet një program që ndërthur historinë dhe të ardhmen e qytetit përmes performancave muzikore, valleve popullore dhe kërcimit modern, kuartetit të harqeve, shfaqjeve akrobatike, videove dhe fotografive të Durrësit të vjetër.
5. “SUNSET CINEMA”, FILMA NË QIELL TË HAPUR TE LIQENI I TIRANËS
Kinemaja kthehet nën qiell të hapur me “Sunset Cinema” me shfaqje filmash sonte dhe nesër në sheshpushimin e teatrit veror “Mirush Kabashi”, në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës.
6. “VELIPOJA FEST”, NJË MBRËMJE MUZIKORE ME MUKADES ÇANGËN
Mbrëmjen e sotme në Velipojë do të mbahet “Velipoja Fest”, ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë një mbrëmje muzikore me pjesëmarrjen e Mukades Çangës.












Komente
Komento