Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së grupit “Flamingo” përpara Kryeministrisë në Tiranë. Në një deklaratë nga protesta, ajo shprehu mbështetjen për lëvizjen, e cila ndodhet në ditën e 173-të të saj.

"Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh" tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Protestuesit shtyhen me policinë para Kryeministrisë, disa të shoqëruar! Aktivistja suedeze Greta Thunberg i bashkohet tubimit: Bota po ndjek çfarë ndodh në Shqipëri (VIDEO)