Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.KLASA E FIZARMONIKËS, KONCERT NË LICEUN “JORDAN MISJA”
Një koncert nga klasa e fizarmonikës do të mbahet te Liceu “Jordan Misja” në Tiranë në 6 maj në orën 19:00. Në të do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur, si: Handel, Rossini, Strauss, Piazzolla etj., si dhe do të interpretohen muzikë filmash nga kompozitorë shqiptarë, si : Robert Radoja, Aleksandër Lalo etj. Koncerti është i përbërë me formacione të ndryshme që nga solo, duo, trio, septet dhe orkestra e fizarmonikave.
2. “FESTA E SHËNGJERGJIT”, KONCERTE NË TIRANË DHE NË LIBRAZHD
Festa e Shëngjergjit e njohur shpesh edhe si Festa e Luleve do të vijë me një koncert në Tiranë, nesër në orën 17:00 në Majën e Skrepit, duke festuar traditat me këngë, valle dhe ushqime tradicionale. Ndërkohë koncert do të ketë edhe në Librazhd në Steblevë, duke filluar prej orën 10:00 të paradites.
3. SHFAQJA E BALETIT “CARMEN”/ VJEN NË SKENË ANBETA TOROMANI
Pasion, dramë dhe sensualitet në një nga historitë më të fuqishme të skenës botërore, vijnë në baletin “Carmen”, edhe mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me muzikën e Georges Bizet dhe koreografinë e Amedeo Amodio, në skenë, në rolin e Carmen do të ngjitet balerina Anbeta Toromani.
4. “ISHULLI I PINGUINËVE”, EKSPOZITË E ARBEN GOLEMIT NË SHKODËR
“Ishulli i pinguinëve” është ekspozita nga Arben Golemi, që do të vijë te Galeria e Arteve në Shkodër, nesër në orën 19:00.
5. KONCERTI “BEETHOVEN TIRANA 2026” NGA ORKESTRA E RTSH-SË
“Beethoven Tirana 2026” është koncerti nga Orkestra e RTSH-së, që do të mbahet nesër në orën 20:00 në hollin “Gjon Simoni” të RTSH-së. Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin dhe me solisten Jonela Golemi në flaut, kjo mbrëmje sjell një program të pasur që ndërthur elegancën, modernitetin dhe fuqinë e repertorit klasik.
6. “BLACK COFFE”, LEGJENDA E MUZIKËS ELEKTRONIKE NË TIRANË
Legjenda “Black Coffee” vjen në Tiranë më 4 qershor për një koncert në Fushën Atletike. Ai është fitues i Çmimit “Grammy” dhe një nga figurat më të vlerësuara të skenës globale elektronike.
Komente











