Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK I KËNGËS POPULLORE QYTETARE

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare vjen në edicionin e tij të 19-të në Elbasan në 9 dhe 10 shtator në orën 19:00. Artistë nga e gjithë Shqipëria do të sjellin në bulevardin “Qemal Stafa” këngë, melodi dhe interpretime që ruajnë e përcjellin traditën e pasur të këngës popullore qytetare shqiptare.

2. KONCERT NGA KORI GJERMAN “CHARITÉ CHOR BERLIN” NË SHKODËR

Kori gjerman “Charité Chor Berlin”, nën drejtimin e Adrian Ems, do të prezantojë programin e tij të fundit, “I bartur nga era” (Carried by the Wind), në një shkëmbim artistik me Korin Polifonik “Prenkë Jakova”, nën drejtimin e Gjon Shllakut në një koncert mbrëmjen e nesërme, më 9 shtator në orën 19:30 në Katedraljen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Hyrja në koncert është e lirë.

3. “ILUZIONE BASHKËSHORTORE”, NË TEATRIN “BYLIS” TË FIERIT

Komedia “Iluzione Bashkëshortore”, e autorit francez Eric Assous, vjen në skenën e Teatri Bylis në 9 dhe 10 shtator në orën 19:00. Nën regjinë e Artan Imamit, shfaqja sjell në qendër kompleksitetin e marrëdhënieve në çift, përmes situatave të pazakonta, humorit, lojërave të rrezikshme dhe rrëfimeve të papritura. Interpertojnë: Indrit Çobani, Andia Xhunga dhe Donald Shehu.

4.EKSPOZITA ME FOTOGRAFI “PËR QYTETIN DHE TREGIME TË TJERA”

“Për qytetin dhe tregime të tjera” është ekspozita kolektive që vijon të qëndrojë e çelur në hapësirën “1e60” në Tiranë. Përmes fotografisë 35mm, procesit të zhvillimit të filmit bardhezi, printimit në dhomën e errët dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit kanë eksploruar mënyrat e vëzhgimit dhe dokumentimit të jetës së përditshme. Në të prezantohen punët e krijuara nga pjesëmarrësit e një ëorkshop-i katërjavor të fotografisë analoge. Punimet trajtojnë tema si identiteti, vendi, kujtesa dhe komuniteti. Në projekt kanë marrë pjesë Abel Meta, Alkid Shuli, Ana Këlliçi, Ema Allaraj, Felisia Mane, Klea Mimani dhe Sibora Agasi.

5. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI TE GAT NË TIRANË

Ekspozita “Libri i negativëve” (The book of negatives) nga Leonard Qylafi vijon të jetë e hapur te “Galeria e Artit” Tiranë deri më 23 shtator.

6. EKSPOZITA E GENTIAN ZEKËS NË GALERINË “NIKOLET VASIA”

Ekspozita personale e artistit Gentian Zeka vijon të qëndrojë e çelur deri më 21 shtator në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” në Durrës.

7.EKSPOZITA E ARTIT BASHKËKOHOR, KATËR ARTISTE TE “ZETA”

“Çfarë nuk mund të përpunohet” (Ëhat Cannot Be Processed) është ekspozita që vijon të jetë e hapur në Galerinë “Zeta” në Tiranë. Ekspozita e konceptuar nga Marko Stamenković, bashkon veprat e katër artisteve: Enza Rripaj, Besa Mustafaraj, Emi Behari dhe Erisaida Veizaj.

8. “WORKERS”, EKSPOZITA E POLAKUT JAKUB ELWERTOWSKI TE “FAB”

Ekspozita personale e artistit polak Jakub Elwertowski ‘‘Punëtorët” (Workers) vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB e Universitetit të Arteve. Veprat janë realizuar në teknikën mixed-media, duke kombinuar gazeta të aplikuara me ngjitës të lagësht, ngjitësin Wikol, bojë akrilike, bojë shkrimi, shabllone dhe vinil vetëngjitës

9. “GJON MILI: RETROSPEKTIVË” NË MUZEUN E FOTOGRAFISË “MARUBI”

 “Gjon Mili: Retrospektivë”, kuruar nga Hoëard Greenberg vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita prezanton një koleksion origjinal të veprës së Gjon Milit, një prej figurave më novatore të fotografisë së shekullit XX.