1.FESTIVALI I PARË RETRO I “VW CLUB ALBANIA” NË ELBASAN

Festivali i parë i “VW Club Albania” në Shqipëri do të mbahet nesër në Elbasan. Nëse ke një mjet retro dhe të pëlqen ta ndash pasionin tënd me miq të cilët e kuptojnë sakrificën për t’i mbajtur këto mjete në jetë, atëherë mund të bëhesh pjesë e festivalit më 24 maj në Elbasan, ku do të ketë  ekspozitë retro, muzikë dhe argëtim

2. FESTIVALI “SEQUENZE E FREQUENCE” NË “VILA31 E ART EXPLORA”

“Sequenze e Frequence” është festivali që vijon të mbahet deri në 24 maj te Vila 31 x Art Explora në Tiranë, duke sjellë tre ditë me tinguj, vizione dhe krijimtari. Aktiviteti dedikuar gjuhëve elektronike dhe dixhitale, mes improvizimit, kërkimit artistik dhe praktikave ndërdisiplinore që përshkojnë skenën e pavarur italiane dhe ballkanike, ka si drejtor artistik Luca Maria Baldini.

3. “DURRËS N’FEST”, HAPET SEZONI VEROR NË QYTETIN BREGDETAR

Sonte mund të bëheni pjesë e një feste të hapur nën qiellin e qytetit të Durrësit me rastin e çeljes së sezonit veror. Ritme, atmosferë, energji pozitive mund t’i gjeni në “Durrës n’Fest” përgjatë bregdetit në bulevardin “Epidamn” nga ora 18:00 deri në mesnatë.

4. NATË NË MUZE PËR FËMIJËT TE MUZEU I SHKENCAVE TË NATYRËS

Sot, në orën 18:00, me rastin e Javës Europiane të Muzeve, mund të bëheni pjesë e një mbrëmjeje magjike për fëmijët tek Muzeu i Shkencave të Natyrës. Ata mund të ndjekin uorkshope edukative e krijuese, si dhe një guidë speciale në muze nën dritën e elektrikëve.

5. “VJOSART FESTIVAL”, FESTË, RITME DHE ENERGJI NË PËRMET

Sot dhe nesër mund të ndiqni nga afër “Vjosart Festival” në Përmet, ku për të pranishmit do të interpretojnë: Sazet e Përmetit, Shkodra Elektronike Dj Damian, Diego Zelka, Amir Samir, Kristi Lamaj etj.

6. “HIRUSHJA”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Hirushja” është shfaqja për fëmijë që do të vijë edhe nesër në skenën e Teatrit të Kukullave në oraret 10:30 dhe 11:30.